Nga Devolli, ku vijoi takimet e tij me fermërë në kuadër të turit “Rrugëtim për Shqipërinë”, Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj Edi Ramës.
Ai tha se Shqipëria po punon vetëm për oligarket e kryeministrit.
Basha akuzoi qeverinë se e ka harruar krejtësisht fermerin duke mos e mbështetur aspak me financime.
E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës
Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg
Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori I bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur
Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime
Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët
Kreu i PD, shtoi se Rama financon propagandën me paratë që ju merr fermereve.
Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra million euro zhduken dhe i jepën dy tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportaën e hajdutërisëqë është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për tja dhënë miqve të Edi Ramës