Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Serbia po saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Këto deklarata Basha i bëri nga Asambleja Parlamentare e KiE-së, teksa shtoi se sulmi terrorist në Banjskë ku humbu jetën polici Afrim Bunjaku ende nuk është zbardhur.

Sipas tij, synimi i vetëm i Serbisë është stabiliteti në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen e ndërkombëtarëve nga Ukraina.

“Sulmi terrorist në Banjskë ende nuk është zbardhur, ndërsa Serbia refuzon të ekzekutojë urdhrin e Interpolit për Milan Radoicic, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Nëse Serbia nuk ka asgjë për të fshehur, pse e mbron atë?

Serbia vazhdon të sabotojë dhe të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Mal të Zi, me një strategji të mbështetur nga Moska, që synon të stimulojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, për të devijuar vëmendjen nga lufta e saj e paligjshme e pushtimit kundër Ukrainës.

Një hetim ndërkombëtar i plotë në parregullësitë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardeve zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimit të ligjit, janë imperative”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD bëri thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullsitë e zgjedhjeve në Serbi pak kohë më parë.

“Shkelje masive dhe parregullësi në zgjedhjet në Serbi, siç tregohet nga raporti paraprak i OSBE-së, u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidentit, i cili, së bashku me avantazhet sistemike të partisë në pushtetit, krijoi kushte të pabarabarta. Konkurrenca e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave ishin disa nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve, siç deklaroi edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë”, tha Basha.

Kreu i PD nuk la pa përmedur edhe dhunën që u bë ndaj politikanit serb Nikola Sandulovic nga spiunazhi serb. Ky veprim sipas Bashës, duhet të kumbojë kudo si një dëshmi e një fushate intimidimi dhe ndëshkimi nga një vend që kërkon anëtarësim në BE./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re