Kreu demokrat Basha u shfaq mbrëmjen e së mërkurës në skenën e improvozuar para Teatrit Kombëtar, për të përcjellë një mesazh ndaj Presidentit që të mos e dekredojë ligjin që i hap rrugë prishjes së godinës ekzistuese e ndërtimit të një teatri të ri.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ligji nesër mos të kalojë. Por ju e dini numrat i ka narkoshteti, nuk i ka opozita. Ne pas kësaj do t’i bëjmë presion Presidentit mos ta dekretojë ligjin. Nëse përsëri mazhoranca nuk heq dorë dhe sjell ligjin në parlament, ne prapë do t’ju ftojmë në një betejë”, tha Basha.

Në përbetimet e tij, kryedemokrati përfshiu dhe atë mbi përballjen me trupa.

 “Unë i bëj thirrje përsëri trupit diplomatik të mos mbyllë sytë përpara këtij atentati kushtetues dhe para këtij akti të thellë korruptiv. Dhe nëse të gjithë këto nuk mjaftojnë të jeni të sigurtë që dhe ne do të jemi këtu me trupat tanë për t’u kundërvënë me të gjitha mjetet me çdo formë dhe cdo çmim”.

 Ndërkohë, një pjesë e komunitetit artistik që ishin kundër shembjes, kanë rënë dakort që të ndërtohet një i ri, duke plotësuar disa kushte të vëna prej tyre.    

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re