Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nisi turin e takimeve me strukturat e PD-së, për t’u rikthyer në drejtimin e Partisë Demokratike.

 

Pasditen e kësaj të shtune ai zhvilloi takimin e dytë me një grup të rinjsh, të cilëve u kërkoi që të punojnë së bashku për krijimin e një opozite të re. Basha tregoi edhe planin që ai ka për ta arritur këtë synim.

 

LULZIM BASHA

 

ISH-KRYETAR I PD

 

Hapja e listave një nga pikat tona. A mund të korrigjohen problemet përmes listave të hapura? Jo. Por pa lista të hapura do të përfundojmë me të njëjtat figura që vijnë vërdallë. Ne hapim listat 100 përqind , pa prag. Kush fiton, e lidh me ju fatin

 

Më herët gjatë ditës, Basha ka postuar në rrjetet sociale një takim me strukturat e njësisë numër 2 në Tiranë, ku binte në sy mungesa e deputetes së kësaj zone, Jorida Tabaku.

 

Ish-kryetari i PD-së, Basha, shpjegoi se synon të ngrejë një opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve, duke theksuar se demokratët nuk mund të mbeten peng i hallit personal të Sali Berishës.

 

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, grupi i demokratëve që mban logon e PD-së, sot është pa kryetar. Mbetet për t’u parë, nëse Lulzim Basha do të arrijë të bindë këtë pjesë të demokrateve, që t’i besojnë atij një mandat të 4.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re