Kryedemokrati Lulzim Basha ka thërritur mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë në selinë e PD. Takimi i tyre do të nisë pas rreth 15-20 minutash. Kjo lëvizje e Bashës tregon se është një hap para Ramës, i cili ftoi për takim mjekët ditën e nesërme në orën 09:00 në kryeministri.

Reagimi i Bashës dhe Ramës erdhi pasi mjekët paralajmëruan një pròtestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por pòlícia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pándemie.

Sindikata e Mjekève të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Megjithatë atyre u është refuzuar leja nga Pòlícia e Tiranës me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të situatës me Còvid19.

Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni A. Belshi etj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re