Diplomati i njohur, Zef Bushati ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ku ka folur mbi situatën politike në të cilën ndodhet vendi, duke u përqendruar më së shumti tek diskutimet mbi gjendjen brenda PD-së.

Bushati tha se PD duhet të krijonte një frymë të re, ndërsa përjashtoi mundësinë që Basha të rikthehej në krye të saj apo qoftë edhe në politike. Ai shtoi se Basha kishte dështuar të çonte deri në fund zotimet që i jepte para qindra mijëra personave mbështetës të PD-së.

Pyetje: Çfarë ndodhi me Bashën që nuk arriti të krijonte staturën e një lideri?

Bushati: E thjeshtë, me një fjalë përshkruhet: I paaftë! Thjesht i paaftë! Ti nuk mund të mbledhësh me qindra me mijëra persona dhe vetëm të flasësh gjëra të cilat nuk i çon deri në fund. Ai kurrë nuk ka çuar deri në fund një çështje. E di kur u bë ai kurajoz dhe goximtar? Kur mendoi se tani po godas Berishën se e goditi Amerika dhe mua do më mbrojë Amerika dhe kështu do marr postin kryeministrit. Pra, paaftësia e tij bëri që të largohej, të jepte dorëheqjen dhe tani bën gabim nëse kërkon të rrotullohet rreth PD-së. Ai mund të merret me çdo lloj profesioni tjetër, por jo të merret më me PD-në. Le të provojë të krijojë parti të re si shumë të tjerë të cilët kanë dështuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re