Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë para mediave pas përfundimit të Kuvendit i cili u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

 

Berisha e cilësoi Kuvendin si më të jashtëzakonshmin në historinë e Shqipërisë. Ai theksoi se triumfi i lirisë që bufon nga idealet dhe zemrat e anëtarëve të PD është triumfi më madhështor.

 

“Së pari duhet të përshëndes sot demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Triumfi i lirisë që bufon nga idealet dhe zemrat e anëtarëve është triumfi më madhështor, triumfi më magjik më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera”, u shpreh Berisha.

 

Ndërkohë i pyetur për kreun e PD, Lulzim Basha, ai e cilësoi si një kufomë poltike.

 

“Për peng bashën nuk do të doja që të flisja fare për të sot. I rrethuar me bataljonin e policisë së Edi Ramës, ç mund të flasësh për të.Është një kufomë politke dhe asgjë më shumë”, theskoi Berisha.

 

Ndërkohë përsa i përket marrjes së selisë blu, Berisha tha: Selia është një dhe vetëm një, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë absolutisht në momentin më të parë që do të vendosim. Nuk është seli e pengjeve e rrethaur me blindat dhe bandat e Edi Ramës.Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute ky revolucion do të kthehet tek ti”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re