Gazetarja Glidona Daci e ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që moderohet nga Aulon Kalaja ka folur për protestën e 8 janarit brenda selisë së PD-së.

E lënduar gjatë protestës, Daci tha se policia kur ndërhyri e kishte të qartë që asnjë person mos qëndronte në godinën dhe oborrin e PD-së. Gazetarja tha se policia nuk kishte asnjë plan për evakuimin e Bashës, por ndërhyri në atë moment kur protestuesit e hapën derën e blinduar.

“Në ambientet e para ishta në zyrat e FRPD-së dhe jam sulmuar me gaz, policia kishte marrë direktiva të qarta, askush nuk duhet të qëndronte në selinë e PD, të gjithë të dilnin jashtë. Gaz Bardhi është jurist dhe nuk di ligjet, kur vendoset shiriti skenë krimi atëherë vjen prokuroria askush nuk vjen. Për mua protesta ishte kronikë dhe nuk ishte politike. Policia nuk ka hedhur kaq shumë gaz as në vitin 2019 kur protestonte opozita. Nga policia është mohuar për plan evakuimi për Bashën, policia ndërhyri në kohën e duhur pasi u thye dera e blinduar. Është telefonuar herë pas here nga deputetë.

Çfarë po ndodh tani me selinë e PD-së po bëhet gati për një sulm të dytë? “Basha ka lënë sërish dyer të blinduara, unë kundra gazin e kam me vete dhe jam gati për protestën e radhës”, tha Daci.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re