Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë ndaj kryeministrisë duke thënë se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Kjo vjen pas ironisë që i bëri Endri Fuga se “Basha fle gjumë”, ndërsa Rama punon.

Lulzim Basha: Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.

Më parë, Drejtori i Komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga iu përgjigj Bashës pas pretendimeve se Rama i ka siguruar me vonesë dozat e vaksinas ndaj Covidit.

Reagimi i plotë: Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re