Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili më herët ka qenë përgjegjës për procesin e zgjerimit.

Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE. Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre.

Njeheresh Basha ka nxire imazhin e Shqiperise, duke u shprehur se ky vend ka ngecur per 8 vite, dhe te gjitha parametrat ne vend jane perkeqesuar. Duke kembengulur se Shqiperia s’eshte ende gati per konferencen nderqeveritare!

 “Shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur.

Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit.

Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi.

Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme që një vend kërkon të bëhet anëtar i BE.

“Unë vetëm mund t’i konfirmoj ato çfarë the Luli përsa i përket rëndësisë së sundimit të ligjit  dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt qq një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtare ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Dhe e them sërish e sërish se kjo për Ballkanin Perëndimor është e pazakontë”.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE në mënyre transparente. Në bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani për zhvillimin ekonomik me theks të veçantë të trajnimi i të rinjve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re