Këtë të shtunë në Kukës ka nisur më në fund vaksinimi i mjekëve nga Kosova, pas premtimit të kryeministrit Edi Rama, se do të ndihmohej edhe Kosova me vaksina, duke qenë se Prishtina nuk ka mundur deri më tani të sigurojë vaksina.

Kjo gjë mund të ishte bërë shumë më shpejt, por autoritetet kosovare çuditërisht e kishin zvarritur vaksinimin.

Dhe duket se arsyeja ka qenë politike.

Të paktën kështu thotë gazetari Baton Haxhiu, sipas të cilit Lulzim Basha i ka kërkuar aleatit të tij politik, Avdullah Hoti, që të pengonte vaksinimin e mjekëve nga Kosova, nga frika se do të përfitonte politikisht Edi Rama.

“Këto vaksina do të jepeshin shumë më herët, sikur mos të bëhej pengesë neglizhenca e pakuptueshme e institucioneve në Kosovë.

Ndikuar edhe nga opozita në Shqipëri dhe lufta politike parazgjedhore, u krijua një pakt malicioz Basha-Hoti, nga frika e marketingut që do përfitonte Rama po u vaksinuan mjekët nga Kosova.

Derisa Lulzim Basha vazhdon tubimet elektorale në kohë pandemie, Avdullah Hoti mos angazhimin për sjelljen e vaksinave në Kosovë, e zëvendësoi me angazhim për ndalesën e donacionit të vaksinave nga Shqipëria”, thotë Baton Haxhiu.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re