Skip to content

Basha nxjerr videon dhe pyet qytetarët: Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Zëvendësojini!

Përmes një videoje të postuar në Facebook, kryedemokrati këshillon shqiptarët e pakënaqur me drejtuesit e tyre.

Si në rastin e një restoranti ku ushqimi që nuk të pëlqen kthehet, apo ndërrohet një produkt i blerë, Basha shprehet se kështu duhet të ndodhë edhe me drejtuesit e vendit, të zëvendësohen kur nuk i pëlqejnë më qytetarëve.

STATUSI I BASHES

Zëvendësojini!
Kurrë mos e humbni shpresën për Shqipërinë! Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Zëvendësojini!