Skip to content

Basha nxjerr videon: Rama futi kriminelet në kuvend

Menjehere pas fjales se kryeministri Rama ne parlament,  ka reaguar partia demokratike.

Lideri i opozites Basha ka postuar ne rrjetet sociale nje video me deklaratat e hershme te shefit te qeverise ku flet per arritje ne luften kunder krimit.

Ne kete video shfaqen te gjithe ish-deputetet dhe ish kryetaret e bashkive qe jane larguar si rezultat e dekriminalizimit te cilet partia demokratike i ka risjelle per te ilustruar akuzen e saj se ishte pikerisht Rama qe futi kriminelet ne parlament.

Nga ana tjeter opozita ka publikuar edhe 10 gënjeshtrat më të mëdha të cilat sipas saj artikuloi kryeministri ne parlament.

Opozita i kujtoi liderit te mazhorances se,  ndersa shqetesohet per 28 kriminelë të liruar nga gjykatat,  nuk sqaron se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë.