Një pjesë e mjekëve të spitalit Infektiv, kanë dalë në rresht në një deklaratë publike, ku kanë mohuar akuzat e Lulzim Bashës, se është fshehur numri i vdêkjeve Covid në vendin tonë.

Teksa lexon fjalë për fjalë deklaratën e shkruarm shefja e Infektivit Najada Çomo, shprehet se askush nuk mund të bëjë politikë me një çështje kaq të ndjeshme. Edhe pse në asnjë rast kreu i PD nuk akuzopi mjekët, Çomo për habinë e të gjithëve, merret me shifrat, të cilat në fakt kanë komnpetencë menaxheriale e QSUT-së dhe MSH-së.

“Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj. Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdêkje nga covid, është praktikisht e pamundur.

Kjo pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdêkjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit. Shkaku i vdêkjes nuk vendoset nga politikanët, por bëhet nga mjeku. Në rast se kjo akuzë përsëritet ne do të ftojmë organet kompetente që të bëjnë hetimet e duhura”, thotë mjekja Najada Çomo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re