Takimi mbrëmë tek Teatri
Në një lidhje direkte për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, Basha tha se Teatri i Ri mund të ndërtohet te Bulevardi i Ri.
Lideri i opozitës paralajmëroi se opozita do qëndrojë në mbrojtje të artistëve dhe aktorëve, ndërsa e quajti sulm antikushtetues çdo përpjekje të qeverisë për të shembur godinën.
“Teatri është monument kulture, ta restaurojmë dhe ta ruajmë. Te Bulevardi i Ri mund të ndërtohet një Teatër i Ri. Tirana nuk ka nevojë vetëm për një Teatër. Prishja e Teatrit është sulm i dhunshëm antikushtetues nga qeveri ilegjitime. Ne do të bëjmë gjithçka jo vetëm me planin e qëndrimit fizik aty. Ky është një shtet prej kartoni, i mbaruar që kërkon të trembë me gjoba”, u shpreh Basha.
Për kryedemokratin “çështja e Teatrit është një veprim për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga fakti që sot në Shqipëri sundon kundër ligjit dhe Kushtetutës kryeministri më idështuar dhe qeveria më e falimentuar sa i përket mbështetjes ekonomike për qytetarët. Sot, në këtë moment që flasim mjerimi ekonomik ka arritur në përmasa që nuk i kemi patur as para një muaji as para dy muajsh”.