Sekretar i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka folur për situatën politike në vend, marrëdhëniet mes dy forcave opozitare (PD-LSI) dhe për çështjen “Berisha”.

Gjatë një interviste për “Fax News”, Braimllari tha se LSI-ja ka zgjedhur të bëjë opozitë në mënyrën e saj, ndërsa i kujtoi Bashës që para se të hyjë në dialog me Ramën nuk duhet të harrojë “Masakrën zgjedhore”.

Braimllari si gjithë figurat e tjera politike ka shmangur me diplomaci komentet për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Bashkëpunimi me PD-në? “LSI është vendosur në rolin dhe strategjinë e saj në Kuvend. Ne edhe në dy seancat e para plenare kemi bërë opozitën. Ne jemi të vendosur në opozitë, nuk zhvendos fokusin e LSI, ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Në këtë mënyrë përfaqësohet në mënyrë dinjitoze opozita e vërtetë dhe reale, nuk është koha për të bërë show politik. PD-LSI, jemi dy parti të ndryshme, kemi dy vizione të ndryshme, LSI është me karakter të fortë dhe besnike me aleatët, ne presim të njëjtën gjë edhe nga PD-ja. Kemi pas një rol të rëndësishëm për sa i përket integrimit të vendit qoftë me PS qoftë me PD. LSI e karakterizon qëndresa në parimet. LSI është e vetmja forcë që bën opozitë të vërtetë në Kuvend.

“LSI qëndron korrekt marrëveshjes së bashkëpunimt me PD-në, jemi korrekt në raport me aleatët, nëse ka persona që nuk qëndrojnë korrekt duket në duket në ditët në vijim. Ne nuk i kemi vendosur asnjë kush Bashës, as deputet as emra për ministra. Kjo është e vërteta jemi në mbrojtje të interesit të opozitës. Votuesi shqiptar është i qartë ka ikur koha e show dhe të mbajmë qëndrime korrekte dhe parimore përballë mazhorancës dhe qytetarëve.

LSI bashkëpunim me PD – Roli i cdo deputeti opozitar është të qëndrojë përballë mazhorancës që të bëjë opozitë. Askush nuk duhet ti ikë interesit të qytetarëve. Për shembull PD krisi fletët e votimit kurse LSI votoi kundër. Ka qasje të ndryshme dhe sjelle të ndryshme për opozitë.

Bashkëpunimi Basha – Rama: “Pozicioni i opozitës është i qartë. Masakrën zgjedhore e bëri Rama, si mund të kesh bashkëpunim nëse nuk zbardhet masakra zgjedhore. Ne nuk tradhtojmë kauzën e qytetarëve dhe më pas të harrojmë këtë masakër që të merremi të punojmë me Ramën. Kjo është opozita që i duhet vendit, nuk duhet të harrohet masakra zgjedhore pasi është në kundërshtim të fjalëve që ke thënë.

Përjashtimi i Berishës nga PD– “Kjo është një cështje e brendshme e Partisë Demokratike, nuk komentoj një lëvizje të tyre brenda PD, ne nuk marrim përsipër të komentojmë këto zhvillim. PD duhet ti zgjidhë brenda forcës së tyre. Çështjet e brendshme nuk e dëmtojnë opozitën, sa herë ka debat është më mirë. Berisha – Basha, është çështje e brendshme e tyre, te dy do të marrin vendime të rëndësishme”, tha Braimllari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re