Skip to content

Basha para të rinjve: Do të bëj gjithçka që t’iu hap rrugën!

Gjatë një bashkëbisedim me finalistët e debatit kombëtar të rinisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar se do t’u hapë rrugën të rinjve. Basha u shpreh i bindur se ndryshimi që do të triumfojë në 25 prill do vijë përmes tyre.

“Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është se gjysma e kohës harxhohet në praktikë. 10 mijë studentët më të mirë çdo vit fitojnë një stazh nga qeveria.Duhet të jetë një marrëveshje, që e gjithë shoqëria ta shikojë si invesim për të futur të rinjtë në tregun e punës.

Sot është kohë krize, duket si fundi i botës, por edhe kohë mundësish.

Po i drejtohem në veçanti studentëve të financës, kjo krizë po sjell edhe rishikimin e zinxhirit të furnizimit nga Evropa.

Këto janë prioritetet që po luftojmë. Do të bëj gjithçka që t’ju hap rrugën. 25 prilli do të konfirmojë edhe njëherë se Shqipëria do të jetë demokraci. Unë dhe të gjithë vendimarrësit e ardhshëm kemi nevojë për ndihmën tuaj”, tha Basha.