Lulzim Basha tha se me të në krye të qeverisë Shqipëria do të ketë jo vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por dhe ekipin me më shumë integritet në 30 vite.

Duke folur në emisionin “Opinion” kryedemokrati tha: “Nuk do të keni vetëm kryeministrin e parë që nuk është rritur dhe edukuar në komunizëm, por ka një botëkuptim perëndimor, por do të keni edhe ekipin me më shumë integritet në këto 30 vite.

“Investimi më i madh i Edi Ramës është investimi i tij kundër meje dhe Partisë Demokratike sepse ai nuk ka bilanc dhe nuk ka çfarë u paraqet shqiptarëve”, tha Basha.

“Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë veç sulmeve dhe shpifjeve ndaj opozitës. Kjo është dëshmia më e qartë që ai po shkon drejt një humbjeje të thellë më 25 prill”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re