Në një prononcim për mediat pas dëshmisë së dhënë përpara prokurorisë për protestën e 8 janarit kryedemokrati Lulzim Basha është është shprehur se dhuna u orkestrua dhe organizua nga Berisha. Ai shtoi se demokratët u thirrën për t’u bërë fasadë më 8 Janar.

“Dhuna u orkestrua, u organizua dhe u urdhërua nga Sali Berisha. Demokratët u thirrën për t’u bërë fasadë më 8 Janar. Kjo është një ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt.

Ne ishim subjekte të një sulmi barbar dhe të dhunshëm, nga njëra anë kërkoj vendosjen para përgjegjësisë frymëzuesve të dhunës, dhe ju them demokratëve që nuk do humbasim asnjë sekondë në këtë kurth, por duhet të jemi në krye të betejës për ta çliruar Shqipërinë nga ky makth që është produkt i aleancës së keqqeverisjes”, deklaroi Basha.

Basha tha se Berisha nuk ia doli që t’i imponohet PD-së me aktet e dhunës. “8 janari jo si ngjarje e izoluar, por si pjesë e përpjekjeve të një grushti njerëzisht për ta mbajtur Shqipërinë si këto 30 vite, pa demokraci të vërtetë”, tha Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re