Kreu i PD, Lulzim Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mbylljen e aeroportit të Rinasit për shkak të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.”- shkruan Basha.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re