Kreu demokrat Basha ka përkrahur idenë e një referendum për kthimin e dënimit me vdekje.

Prezent në Mat, atje ku u vranë tre punonjës bashkie në një lokal në një krim të tipit ordiner, kreu i opozitës tha se “kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ja shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, momentin që Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”.

Dënimi me vdekje në Shqipëri u hoq me vendim parlamenti në mesin e viteve ’90, pas një kërkese të Këshillit të Europës. Por sa herë ndodhin ngjarje të rënda kriminale, në opinion ngjallen masivisht zërat që kërkojnë kthimin e dënimit kapital.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re