Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit më kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotit jashtë dyerve të selisë blu. Basha tha se janë diskutuar disa çështje të rëndësishme sa i përket sfidave të krijuara për shkak të pandemisë.

Basha tha se hapat që do të ndjekë Kosova për të përballuar pandeminë, përbëjnë shembull për PD.

“Kemi diksutuar sot për një numër çështjesh të rëndësishme. Për sfidat e Kosovës drejt Integrimit Europian dhe Atlantik. PD ka mbështetur objektivat nga autoritetet e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi. Dëgjova me interes Hotin mbi planin e tij ekonomik sa i përket situatës së ekonomisë dhe punësimit në Kosovë.

Për ne si opozite përbën një shembull dhe frymëzim se si qeveria e Kosovës por përballet me këtë situate. Dua të shpreh besimin tim se në drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova dot ë dijë t’ia dalë mbanë me gjithë përvojën dhe kurajën për të ecur përpara drejt një synimi të përbashkët për një shtet të fortë dhe demokratik.

Dua të theksoj se në këtë 30 vjetor të 2 korrikut 1990, për mua si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi të shoh se Kosova është e pavaruar dhe drejtohet nga politikanë të zotë që janë kalitur me sfida të panunmërta”, tha Basha.

Basha tha se vendimi i parë që do të marrë kur PD të vijë në pushtet do të jetë heqja e taksës në rrugën e Kombit.

“Premtimi im qëndron. Një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme do të jetë heqja e taksës në rrugën e Kombit. Kam takuar turistë nga Kosova.

Shpresoj që me bashkëpunimi e qeverisë së Kosovës do bëjmë që të kemi sa më shumë turistë nga Kosova. Një nga vendimet e para do të jetë pikërisht kjo gjë”, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re