Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar një takim të frytshëm takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Pak pas përfundimit të këtij takimi, Basha teksa foli për gazetarët pohoi se vendi është në kolaps total, pasi sipas tij të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara.

“Takimi me ekspertët ishte i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë janë këto janë lëvizje të çoroditura të një pushteti që nuk pret as Komisionin e Venecias, por ka çuar masa të tjera në Kuvend për të kapur ligjin. Po merren masa për kapjen e drejtësisë.

Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e grushti pushtetarësh dhe oligarkësh, që kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, gjykatat, bashkitë.

Sot ata kanë kapur shtetin. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Me Komisionin e Venecias diskutuam mbi gjendjen problematike në vend që nga fillim i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimi i reformës në drejtësi. Por diskutuam dhe rrugën e daljes, që të kthehet legjitimiteti i institucionit.

Rruga e daljes është që të kthehemi tek institucionet. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Do të vazhdojmë me Shqipërinë me sundimin e 12 oligarkëve apo me zgjedhje të lira he të ndershme”, tha Basha.

Po ashtu Basha u pyet në lidhje faktin që mazhoranca nuk e mbështet kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa ai tha se: “Zgjidhja që kërkojmë se kërkojmë për veten.

Nëse ata do të vazhdojnë të përdorin në mënyrë të paligjshme paratë e pista dhe të vendos interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqëria europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re