BERAT

“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën”. Kështu deklaroi kryedemokrati Basha nga Berati ku ka zhvilluar një takim me aktivin e qarkut. Ai tha se nuk do të ketë kurrë më pazar me kryeministrin dhe se largimi i tij është i panegociueshëm.

“Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do t’i bindej sovranit për të djegur mandatet. Kjo ndodhi! Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për t’i hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re