Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se arsyeja pse qytetarët braktisën 30 qershorin ishin varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes.

Sipas liderit të opozitës, thirrjes së qytetarëve për ndryshim PD do ti përgjigjet si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, programin dhe vizionin e duhur për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të tyre, por për të thelluar hajdutërinë e Edi Ramës, që është sot aktiviteti i tij i vetëm politik dhe ekonomik.

Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa, nga tenderi korruptiv për sistemin e ri të faturimit të biznesit, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shton biznesit një tarifë të re deri në 100 euro. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, e cila është kompania e këshilltarit të Edi Ramës dhe paratë do të shkojnë te familjarët e kryeministrit.

Thirrjes tuaj për ndryshim me 30 qershor do ti përgjigjemi si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme! #ShqiperiasiEuropa”– shkruan Basha. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re