Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar gabimet e tij në lidhje në drejtimin e partisë, sidomos me largimin e disa emrave.

“Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia të diktuara nga rrethanat. Kam dëgjuar mijëra demokratë muajt e fundit. Përvoja është një mësuese e dashur thoshte Frenklin. Unë kam besim tek ju se do ta kthejmë Partinë Demokratike në parti fituese”, tha Basha, duke bërë një përpjekje për ripajtim me atë grupim emrash të larguar prej tij

“Gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza dhe sulme personale. Kam zgjedhur të jem më i duruar dhe i matur që të mos i përgjigjem sulmeve. Dua sot t’i shtrijë dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për t’i kthyer këtij vendi shpresën. Dora ime do të jetë e shtrirë jo për pazare as për poza”, tha kryedemokrati.

Por ndërkohë, kundërshtarët e tij në PD, Patozi, Topalli e Bregu, nuk kanë qenë prezentë në sallë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re