Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i hapur për dialog me kryeministrin, Edi Rama dhe se ai kurrë nuk ka qenë pengesë, por problemi ka qenë diku tjetër, e vetë ka shmangur përplasjet politike.

“Nuk kam qenë asnjëherë kundër apo pengesë. Por problemi qëndron diku tjetër. Propozimet tona shihen si të armikut, kundërshtohen ende pa u bërë të ditura dhe nga ana tjetër disa ditë më pas i miratojnë”, tha Basha në “Euronews Albania” duke shtuar “Përpara gjithë shqiptarëve kërkoj mos të humbasë më kohë. Është e pafalshme që dy jave pas paketës së parë ende nuk është zbatuar. Më shumë se sa virusi mund të na vrasë kriza ekonomike. Propozimet tona kanë qenë konstruktive dhe i kemi ikur debatit dhe përplasjes politike kur dhe nga pala tjetër nuk ka munguar”.

Ai kërkoi që të bëhet transparencë për tenderët e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes për të cilët PD ka bërë kallëzim në SPAK ndaj ministres, OIta Xhaçka. “Në çdo skenar shpërdorimi apo dyshimi për shpërdorimi ne parave të shqiptarëve është e rëndë. imagjinoni se sa e rëndë është kur vendi është i izoluar”, tha kreu i PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re