Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Gudar Beqiraj. Basha u shpreh në “Facebook” i hidhëruar nga lajmi.

“Mësova me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga ekspertët më të njohur në fushën e informatikës dhe të statistikës. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë. Emri i profesor Beqirajt lidhet pazgjidhshmërisht me njeriun që pasionet e tij të mëdha, matematikën dhe sportin gjithë jetën synoi t’i kthente në vlerë për shoqërinë shqiptare. Profesor Gudari do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për sportin e peshëngritjes, promovimit dhe mbështetjes së kampionëve dhe të talentuarve të këtij sporti.”

Basha tha se me largimin e tij nga jeta, shoqëria jonë ka humbur një pasionant në përpjekjet në arsim, shkencë dhe sport.

Gudar Beqiraj ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 72-vjeçare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re