Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar një hap të rëndësishëm për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve, ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale.

 

Ai shkruan se PD do t’i prijë këtij procesi, ndërsa shtoi se në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojnë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive.

 

“Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive. Kjo tryezë e parë në Tiranë është një fillim i mbarë dhe një zotim i mbajtur nga Partia Demokratike, që sot u ka dhënë qytetarëve instrumentin për të rifituar autonominë në vetëqeverisjen vendore.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re