Kryetari i PD, Lulzim Basha ditën e sotme është ndalur tek problemi i të rinjve që largohen nga Shqipëria.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale Basha shkruan mëngjesin e sotëm se të rinjtë po largohen nën qeverisjen e Ramës, duke e konsideruar një katastrofë kombëtare.

Kryedemokrati bën thirrje që të largohet kryeministri aktual nga qeverisja në mënyrë që tu rikthehet shpresa shqiptarëve.

Postimi:

Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria.

Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re