Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nuk ka pranuar që të tregojë asgjë nga çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë.

Në një prononcim për emisionin “Open”, Gjekmarkaj tha se kishte një qëndrim për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, por do ta bënte me dije së shpejti.

“S’ka arsye që të jetë publike ajo që u fol brenda. Nuk kam frikë ta them mendimin tim. Shquhem për korrektësi. Unë për vete nuk i them të mijat. Nuk ta them ty sonte. Nesër kur të më mbushet mendja do ta them, s’ta them ty sonte,”-tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re