Lulzim Basha u përdor nga Sali Berisha deri në momentet e fundit, për të mos e miratuar reformën në drejtësi tre vjet më parë.

Në takimet e tij me zyrtarët e SHBA dhe BE, ai jepte fjalën se PD do të votonte pro reformës, por sapo largohej nga ta dhe fliste me Berishën, ai dilte me një qendrim tjetër.

Të gjithë e mbajnë mend, se sapo arrihej një marrëveshje, pak minuta më vonë, PD e hidhte poshtë, duke shtuar ndonjë kërkesë tjetër.

Kjo gjë detyroi SHBA që të dilte me një deklaratë të ashpër, e cila kërkoi që deputetët e PD të votonin individualisht reformën në drejtësi.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, z.Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë.

Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standartet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE.

Nëse z.Basha nuk i përmbush dot detyrimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhej në deklaratën e ashpër të Ambasadës amerikane.

Kjo lëvizje e vuri me shpatulla pas muri Lulzim Bashën, duke qenë se shumë deputetë të PD-së kishin premtuar se do të votonin pro reformës.

Frika se do t’i ndahej më dysh partia dhe presioni i fortë, bën që Basha në momentet e fundit të jepte urdhër për votimin e reformës në drejtësi.

Por, të gjithë jemi dëshmitarë se më pas u penduan dhe kanë tre vjet që e luftojnë, sa nga zyrat e opozitës, tek ajo në Presidencë.

Deri më tani ia kanë arritur ta zvarrisin, por jo edhe për shumë.

Në shtator-tetor nis funksionimin SPAK-u dhe shumë shpejt pritet që të nisë shqyrtimi i dosjeve të nxehta të korrupsionit nga zyrtarët e lartë.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re