Skip to content

Basha përplaset me Ballën në Kuvend: Mos bëni dërr-dërr, mbyllni procedurat

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me debate.

Kreu i grupit Parlamentare të PS, Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët. Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.

“Mos bëj dërr-dërr, po mbylle si procedurë aty,” është shprehur Basha i revoltuar.

Basha ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren që ditën e parë duke “marrë urdhra” nga Balla.