Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur sot deklaratën e zyrtarëve të Këshillit të Europës.

Basha deklaron se KiE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira.

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve.

Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re