Lideri Demorkat gjatë takimit të zhvilluar në Vlorë me të rinjtë e këtij qyteti është solidarizuar me rastin e Alvin Berishës, 11 vjeçarit që kishte ngelur në kampin sirian dhe që iu nxorr prej andej vetëm ditën e sotme nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane.

 

Basha duke shprehur kënaqësin e tij si prind, deklaroi se tragjedia ende nuk ka mbaruar pasi janë dhe shumë fëmijë të tjerë që duhet që të nxirren nga Siria.

 

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes.”

 

Më tej Basha u ndal tek asistemi arsimor në vend ku prezantoi planin e PD për këtë sektor.

 

“Edhe Kosova ka një fond më të madh për kërkimin shkencor dhe kjo ndikon në cilësinë e arsimit. Ne kemi një plan për të mbështetur universitetet në bazë të tërheqjes së studentëve. Në qendër të projektit tonë për universitetin e Vlorës, është që asnjë i ri vlonjat të mos mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike.”

 

Ai akuzoi qeverinë se nuk po çon paratë për universitetet por për një grusht oligarkësh me tendera e konçensione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re