Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, në një piknik me të rinjtë ku tha  se e priste një detyrë e veçantë “skuqja e salsiçeve”.

Ai tha se nuk ja ka marrë shumë dorën me skuqjen e salsiçeve, pasi në videon që bashkëshortja i postoi duke gatuar, ka qenë duke skuqur mëlçi pule.

“Prandaj pa e zgjat shumë, se kemi ardhur për pikinik dhe më presin detyra të veçanta, siç është skuqja e salsiçeve në zgarë, jo nuk ja kam marrë dorën se nuk kam qenë duke skuqur salsiçe atë ditë, kam qenë duke skuqur mëlçi pule”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re