Gjatë intervistës për Abc News me Viol Xhafaj, analisti Mentor Nazarko tha se probabiliteti për një rikthim të Lulzim Bashës më krye të PD-së është i lartë. Nazarko tha se ai mund të qëndrojë pas zhvillimeve të fundit të grupit të Alibeajt ndërsa shtoi se po pret dështimin e “Foltores” për t’u rikthyer.

“Duket qartë që në pikëpamje të organizimit të brendshëm ka ndodhur një manovër që është e justifikuar. Fakti që Basha ka dhënë dorëheqjen por se ka tërhequr emrin e vet nga dokumenti zyrtar, ai de jure është kryetar. Natyrisht kjo fabul e sjelljes së tij, është nga ato fabulat klasike që është parë në luftërat e mëdha….

Basha po ndjek një fabul i të qenit i kërkuar. Me gjasë është pas atyre zhvillimeve që karakterizojnë grupin e Alibeajt dhe është duke pritur humbjen e krahut tjetër, edhe në bashkitë e djathta dhe për të zhvilluar pastaj me gjyqin e brendshëm. Në pikëpamje politike është e justifikueshëm.

Basha është dikushi që brenda PD, pavarësisht rënies së kësaj karizme, në pikëpamje të numrave ka mbledhur 622 mijë vota, që është rezultati më i mirë historik nga 1992 i PD. Me këtë shifër, brenda PD nuk shoh figurë tjetër që mund të rivalizojë Berishën apo Bashën dhe propabiliteti që Basha të rishfaqet është i lartë.”, tha Nazarko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko