Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka thënë se kutitë që po numërohen deri më tani janë të përcaktuara nga qeveria në pushtet dhe kjo do të thotë që PS-ja ka një humbje të thellë në kutitë e tjera.
Më tej Basha u bëri thirrje komisionerëve që të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë strikte dhe rigoroze.
Basha:
Do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë. Qendrat e para që do të numërohen janë ato që zgjidhen nga partia në pushtet të numërohen dhe kjo do të thotë se PS-ja ka një humbje të thellë. Ky është fillimi dhe pas kutive që shpresonin ti kishin bastion siç është zona 10 në Tiranë ku PD ka 30% rritje dhe në zonën e Memaliaj.
Çfarë është e rëndësishme tani është që me projeksionet aktuale çfarë e prek në kutitë e tjera janë ata që e kanë bllokuar numërimin, por le të vazhdojë numërimi. Thirrja ime është të vazhdojë numërimi dhe të kryhet në mënyrë strikte dhe rigoroze. Ashtu siç i quanin ato bastionet e tyre ashtu do të shihet dhe në orët në vazhdim humbja e thellë e tyre.
(R.G/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb