Partia Demokratike ka përgënjeshtruar disa aludime të mediave, që folën për një takim të mbajtur sot në Rinas mes kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

PD thotë se nuk ka pasur asnjë takim Basha-Rama, dhe kjo është një gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen e votave.

Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në reagimin e selisë blu.

Eshte vertet per tu habitur se nje lajm i tille i supozuar, eshte dhene vetem ne mediat afer opozites dhe ne asnje prej atyre mediave qe akuzohen se jane afer qeverise nuk eshte shkruar asnje rresht per kete takim te supozuar.

Dhe me pas del vet PD dhe e pergenjeshtorn lajmin, me sa duket te hedhur vete per konsum te brendshem brenda PD, duke e botuar serish ne mediat afer opozites.

I bie qe Lulzim Basha po “vdes” ta takoje Edi Ramen, por me sa duket nuk po gjen “modalitetet” e nevojshme apo e shprehur me thjeshte, pretekstin e mujndshem per ta takuar! Urojme qe te gjeje forceQ

Me heret kreu i qeverisë Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se dora e mazhorancës do vazhdojë të mbetet e shtrirë për opozitën, duke u shprehur se është gati për bashkëpunim pa kushte me PD-në.

Sjellim në vëmendje që para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit Basha ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me PS-në. Gjatë takimit të mbajtur sot me Komisionerin e BE, kryedemokrati ngriti shqetësimin për manipulimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i selisë blu e njohu Komisionerin me pretendimet e tij për përdorim të personave me precedentë penalë, administratës, nxjerrjen e të dhënave personale të shtetasve nga PS, si dhe përdorimin e parave të buxhetit të shtetit dhe legalizimeve në zgjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko