Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon nga takimi i një dite më parë në Durrës, ndërsa thotë se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Basha shprehet se ndryshim që kane nisur është përcaktues për fatet e vendit sepse sic shprehet ai, si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

“Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare.

Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”, shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re