Kryedemokrati Lulzim Basha ka promovuar dje librin e tij “Misioni im” që vjen 5 javë para zgjedhjeve të 25 prillit. Nga politika, tek ndjesitë personale, Basha thotë shumëçka në këtë libër. Teksa sot, duke publikaur një video nga promovimi ai shkruan se me këtë libër do të ndajë me publikun qasjen e tij për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, thekson Basha.

Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re