Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë konferencës së tij për shtyp theksoi se opozita është shumicë, duke listuar betejat e tij me Ramën gjatë 6 muajve të fundit.

Sipas Bashës, shumë besonin dhe shpresonin që Ramën do ta rrëzonin në protestën e parë, apo të fundit, por “ne zbuluam fytyrën e vërtetë të qeverisë”.

“Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 viteve. Më të qartë se kurrë në këto vite.

Ka shumë njerëz të cilët donin që Rama të ishte rrëzuar kur plasi skandali i Xhafajt, Tahirit. 

Ka nga ata që besonin dhe shpresonin që Rama do të ishte rrëzuar në protestën e parë, të dytën apo të fundit. Por koha do të tregojë fitoren tonë.

Ne fituam se treguam fytyrën të vërtetë të kësaj qeverie”,tha Basha.

Me këtë deklaratë Basha ka dalë kundër qëndrimeve të tij në mbyllje të protestave ku deklaronte se kryeministri Edi Rama ka rënë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re