Kryedemokrati Lulzim Basha, ka pritur në selinë blu, delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga kryetari Bruna Ceka.

Basha shkruan në “Facebook” se vlerëson rolin që diaspora shqiptare në SHBA ka dhëne dhe jep për çështjen kombëtare.

Ndër çështjet e diskutuara sipas kreut të PD, ka qenë edhe bashkëpunimi dhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

+3 Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare.

Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re