Kreu demokrat Lulzim Basha ka propozuar një paketë të thjeshtë me pesë pika për t’I ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve të prekura nga tërmeti.

 

Në një postim në Facebook, Basha krahas platformës me pesë pika shkruan se nga tërmeti I 26 nëntorit rrezikohen mijëra vende pune, biznesi I vogël por dhe ekonomia prodhuese.

 

Duke u ndalur tek vështirësitë e njësive të hoteleri-turizmit lideri i PD, propozon anulim të taksës së pasurisë dhe të gjitha taksave të tjera deri në procesin e rindërtimit; përjashtim të taksës së të ardhurave; pezullim të kontributeve shoqërore; përjashtim të TVSH-së në të gjitha materialet si dhe pezullim dhe anulim të pagesave të faturave të energjisë dhe ujit gjatë kohës së katastrofës natyrore.

 

“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve. Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re