Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar ditën e sotme planin e Partisë Demokratike për bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij tha se për këtë plan është punuar dy vite me radhë për të mbështetur fermerët.

“Programi ynë, plan pune që do ta ndryshojnë Shqipërinë për mirë. Këto janë plane konkrete, janë angazhime ndaj jush, nuk janë premtime boshe. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me premtimet boshe”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës me planin e PD, fermeri shqitpar do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe se asnjë fermer nuk do të mbetet pa mbështetje.

“Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian”, tha Basha teksa shtoi se do të bëhet realitet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi.

T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese. Do të mbështesim fort ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe do rrisim cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia.

Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili fatkeqësisht mbizotëron prej një kohe të gjatë.

Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian”, shpjegoi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re