Lulzim Basha vazhdon fushatën për zgjedhjet qê do te zhvillohen ne fundin e muajit per kreun e partise.

Ai tha se vettingu i politikaneve dhe mbeshtetja e SPAK ne luften kunder korrupsionit duhet te jene prioritete.

 

“Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Dosja e Arben Ahmetajt, por edhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkie e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin, janë dëshmi se Edi Rama e ka ndërtuar gjithë pushtetin e tij mbi krim dhe korrupsion. Pas çdo dosje korruptive ai del dhe lan duart, a thua se korrupsionet nuk u bënë me bekimin e tij?! A thua se lidhjet me krimin nuk sollën vota për ta mbajtuar atë në pushtet?! SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit që prej vitesh janë në zyrat e saj.Natyrisht që këto afera korruptive të provuara, por edhe akuzat e balta që hidhen nëpër mediat e financuara me para korrupsioni për të mbuluar pikërisht të inkriminuarit dhe korruptuarit e vërtet, kanë bërë që besimi i qytetarëve te politika të jetë tejet i ulët, siç e treguan zgjedhjet e fundit, ku të rinjtë në shumicë i bojkotuan ato.Prandaj kushdo që është i pastër dhe s’ka frikë duhet sot të kërkojë me zë të lartë vetting-un e politikanëve, hetimin e pasurive të tyre, si i kanë vendosur këto pasuri dhe lidhjet me krimin.

 

Lulzim Basha renditi disa nga aspekte te tjera ku do te fokusohet puna e tij ne drejtimin e PD.

“Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

✅ Listat e hapura;✅ Vetting-un e politikanëve;✅ Votën e diasporës;✅ Kufizimin e mandateve;✅ Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, fuqizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike – për një parti që shëmbëllen shoqërinë dhe nevojat e saj, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre, me të rinj e të reja, që janë garanci e inovacionit të vazhdueshëm dhe mendimit ndryshe.Ndryshimi që kemi nisur dhe do të vazhdojë brenda forcës sonë politike, me vendime të vështira dhe të guximshme, është provë e gatishmërisë sonë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që presin dhe meritojnë!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re