Kreu demokrat Basha ka thyer traditën e paraardhësit të tij në krye të PD-së, duke pranuar të shkelë në institucionet e drejtësisë kur i lëshohet thirrje për t’u paraqitur.

Basha u shfaq te Krimet e Rënda, i thirrur të dëshmojë mbi rastin “Xhisiela”, i paditur nga deputeti demokrat Taulant Balla, për shpifje e komplot kundër tij, së bashku me policin në arrati Emiljano Nuhu dhe gazetarin Basir Çollaku. Balla pretendon se kjo treshe ka realizuar në bashkëpunim një shpifje kundër tij.

Vite më parë, në kushte pushteti, Basha u thirr dhe për akuzën e abuzimit me mbi 200 milion euro në Rrugën e Kombit, por nuk u shfaq vetë në derën e Prokurorisë.

Ndërkaq, paraardhësi i tij Berisha nuk është shfaqur kurrë të dëshmojë për raste të ndryshme kur është thirrur. Por nuk e ka bërë të njëjtën gjë as Meta e as Rama, kur janë thirrur për rastin “Doshi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re