Ditën e djeshme kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se do të propozonin që vettingu për politikanët të kryhej nga SPAK në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Komisioni i Venecias.

Basha tha se ky proces i vettingut do të bënte të mundur që të kishte një hetim për verifikim për pasuritë e politikanëve apo të familjarëve dhe ortakëve të tyre.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka i cili me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social, ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke qeshur ka ironizuar kryedemokratin Basha.

“Grupi parlamentar i PD propozon që Vettingun ta bëjë SPAK?!?!”– shkruan Paloka në rrjetin e tij social, mbishkrim që e shoqëron me foton e kryeministrit Rama duke qeshur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re