Skip to content

Basha publikon fotot nga takimi me demokratët në Korçë: Do të ecim përpara me një politikë të pastër

7d9cb6d1 3a7b 4b82 aaf6 a75ce1f69ee5 675x450 1

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka publikuar në ‘Facebook’ disa fot nga takimi i zhvilluar me demokratët Korçë.

 

Kryedemokrati Basha thekson se sëbashku me vendosmërinë e demokratëve, PD do të jetë më e fortë për të garantuar themelin e demokracisë, votën e lirë.

 

‘Me qytetari dhe entuziazëm demokratët e Korçës kanë zgjedhur të ardhmen! Së bashku ne do të ecim përpara me vendosmëri për t’i dhënë jetë planeve tona për një politikë të pastër. Që lufton korrupsionin dhe garanton themelin e demokracisë, votën e lirë, pa të cilën nuk mund të kemi një ekonomi të fortë dhe mirëqenie për të gjithë. Kjo është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne do ta ndërtojmë të gjithë bashkë!’, shkruan Basha.