Kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar një video që sipas tij, tregon sesi kryeministri Edi Rama ka mashtruar banorët e Unazës së Re.
 
Në videon e publikuar nga Basha në “Facebook”, shfaqet Rama i cili gjatë fushatës elektorale të 2013 u thotë banorëve se shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur të ngjallet Enver Hoxha.
 
Ndërsa duke u ndalur dhe tek situata e ditëve të sotme, Basha thekson se Rama për të siguruar vjedhjen e 40 milion eurove po mohon të vërtetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re